Forca të shumta në ajër dhe në tokë përballen me zjarrin mbi rrugën Shkup–Bllacë
Dy helikopterë të MPB-së, një helikopter ushtarak dhe automjete speciale të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, dolën që në mëngjes për të ndaluar përhapjen e flakëve mbi rrugën Shkup-Bllacë.
Këto forca dhanë mbështetje të menjëhershme për Brigadën për Mbrojtje nga Zjarri të Shkupit, e cila u përfshi me zjarrfikës dhe mjete të shumta për të izoluar dhe shuar flakët.
Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim pas vëzhgimit në terren, thonë se dyshohet se zjarri ka shpërthyer fare pranë rrugës magjistrale për në Bllacë, megjithatë si shkak i mundshëm po përmendet një bisht cigareje i hedhur nga një veturë në lëvizje – ose një ndezje e qëllimshme.