
Shqipëria do të prodhojë dronë luftarakë e mjete të blinduara
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka deklaruar në një intervistë televizive se, Shqipëria, me shtimin e buxhetit për Mbrojtjen, si pjesë e një marrëveshjeje të dakordësuar me Aleancën e NATO-s, do të shkojë drejt prodhimit të dronëve luftarakë.
Vengu nënvizoi se janë hapur nëntë negociata ku vetëm dy prej tyre janë përfunduar.
“Ne duam që të sigurojmë që shpenzimet në blerje armatimi t’i shpenzojmë që ai të prodhohet në vendin tonë dhe këto të kthen në investim për vlerë të shtuar në vendin tonë. Do prodhojmë mjete të blinduara, për rijetëzimin e industrisë ushtarake, kemi nëntë negociata në proces, dy janë përfunduar me sukses sa i përket mjeteve ushtarake. Dhe kemi një negociatë të përmbyllur për uniformat. Kemi negociata në proces për municionet të kalibrit të vogël dhe të mesëm. Po ashtu jemi në negociata me prodhimin e dronëve luftarakë në Shqipëri”, tha ai.
Ministri tha se do të ketë një dyfishim të buxhetit të mbrojtjes.