Deputetët do t’u parashtrojnë pyetje kryeministrit dhe ministrave në Parlament
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e 126-të plenare, në kuadër të së cilës do të zhvillohet edhe seanca e pyetjeve të deputetëve të opozitës.
Kryeministri dhe ministrat e Qeverisë do t’u përgjigjen pyetjeve të deputetëve opozitarë për një periudhë prej dy orësh.
Sipas praktikës parlamentare, pyetjet e deputetëve të opozitës zhvillohen në çdo të dytën seancë plenare, pas miratimit të rendit të ditës.
Në rendin e propozuar të ditës për seancën e sotme janë gjithsej tetë pika.