Edi Rama reagon ndaj vendimit për krerët e UÇK-së: Marre!
Vetëm disa sekonda pasi gjykata në Hagë e shpalli vendimin kundër ish krerëve të UÇK-së duke shqiptuar dënime tejet të rënda me burg, ka reaguar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Fjalët e tij kanë qenë të pakta, dhe të ilustruara me një fotografi të fuqishme.
Ai ka shkruar “Marre”, dhe e ka shoqëruar me një foto të kurorës me gjemba e vendosur në hartën e Evropës./VOXAL/