Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burg nga Haga!
“Ju shpall fajtorë për “Arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar” kundër së paku 385 personave”, deklaroi gjykatësi i Hagës para disa minutash duke kumtuar kështu vendimin për një prej katër të akuzuarve për krime të pretenduara gjatë luftës së Kosovës, Hashim Thaçin.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e kanë shpallur fajtor Hashim Thaçin për akuzën që lidhet me arrestimin dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar të së paku 385 personave gjatë luftës në Kosovë.
Vendimi u bë i ditur pak minuta më parë nga gjykatësi, në kuadër të shpalljes së aktgjykimit ndaj katër të akuzuarve për krime të kryera gjatë luftës së Kosovës.
Jakup Krasniqi u dënua poashtu me 25 vite burg.
Kadri Veseli dënohet me burg prej 18 vite, duke vlerësuar edhe kohën e kaluar në paraburgim.
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burg.
Shpallja e vendimeve për të akuzuarit e tjerë është ende duke vijuar.
Aktgjykimi i sotëm është i shkallës së parë dhe ndaj tij parashihen mjetet juridike në përputhje me ligjin.VOXAL