Sulejmani: Zgjidhet çështja e paraleles shqipe në SHF “Penko”
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, ka njoftuar se është zgjidhur çështja e paraleles me mësim në gjuhën shqipe në SHF “Penko” në Komunën e Butelit dhe se nxënësit do të vazhdojnë mësimin në këtë shkollë.
Çështja u ngrit para fillimit të vitit të ri shkollor, pas shqetësimeve se paralelja në gjuhën shqipe ku bënin pjesë nxënës që binin në territor të komunës së Çairit, edhe pse venbanimet i kishin teper afër shkollës, nuk mund të mësonin në këtë shkollë që është në territor të komunës së Butelit.
Sulejmani njoftoi se problemi tashmë është zgjidhur përmes koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Komunës së Butelit.
Sipas tij, zgjidhja është në përputhje me Ligjin për Arsimin Fillor dhe garanton respektimin e së drejtës së nxënësve për arsimim, duke krijuar kushtet për vijimin e mësimit në gjuhën shqipe.