Eurokomisarja Marta Kos nesër në Shkup
Eurokomisarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, do të zhvillojë nesër (8 korrik) një vizitë zyrtare në Shkup.
Sipas agjendës së publikuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në orën 12:10 ajo do të pritet nga kryeministri Hristijan Mickoski. Më pas është paraparë një takim kokë më kokë mes Mickoskit dhe eurokomisares, si dhe një takim dypalësh me përfaqësues të Qeverisë.
Vizita do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për media, e cila është caktuar të nisë në orën 13:20, ku kryeministri Mickoski dhe eurokomisarja Kos pritet të trajtojnë temat kryesore të diskutimeve dhe procesin e integrimit evropian të vendit.