Negociatorët e Katarit mbërrijnë në Teheran, intensifikohen përpjekjet për finalizimin e marrëveshjes mes SHBA dhe Iranit
Sipas CNN, delegacioni i Katarit po vepron në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, në një përpjekje për të lehtësuar negociatat dhe për të afruar palët drejt një dakordësie përfundimtare.
Burimi, i cili ka njohuri direkte mbi zhvillimet, tha se vizita në kryeqytetin iranian konsiderohet një hap kyç në fazën finale të bisedimeve.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e marrëveshjes, ndërsa pritet që orët në vijim të jenë vendimtare për rezultatin e negociatave.