“Lidhja është gjallë”, Kasami me Kurtin në Prizren për 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njē nga krerët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale pas pjesëmarrjes në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare tē Prizrenit, të mbajtur në Prizren, ku mori pjesë së bashku me miq dhe bashkëveprimtarë.
Kasami ka falënderuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për ftesën, mikpritjen dhe nderin e bërë me rastin e këtij përvjetori historik.
“Në Prizren, me miq e bashkëveprimtarë, shënuam 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Falënderoj Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, për ftesën, mikpritjen dhe nderin.Vazhdojmë bashkë, në frymën e kësaj Lidhje, e cila është orientim në angazhimin tonë politik. Lidhja është gjallë! ”, ka shkruar Kasami
Shënimi i përvjetorit në Prizren u vlerësua si një ngjarje me peshë historike dhe kombëtare, që rikujton rolin e Lidhjes së Prizrenit në formësimin e vetëdijes politike dhe kombëtare shqiptare.