Ndërron jetë publicisti dhe ish-ambasadori Arsim Zekolli
Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare publicisti, analisti politik dhe ish-ambasadori i Maqedonisë së Veriut në OSBE, Arsim Zekolli.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga vëllai i tij, Shefqet Zekolli, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“Me dhimbje të thellë dhe me pikëllim të madh ju informojmë se sot, më 8 qershor 2026, në orët e hershme të mëngjesit, pa pritur ndërroi jetë vëllai ynë, Arsim Sulejman Zekolli (1966-2026)”, thuhet në njoftimin e familjes.
Sipas familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet sot në ora 18:00 në varrezat e fshatit Bllacë, ndërsa e pamja do të organizohet po ashtu në Bllacë.
Arsim Zekolli ishte një nga zërat më të njohur të debatit publik në vend dhe rajon. Ai ka shërbyer si ambasador i Maqedonisë së Veriut pranë OSBE-së në Vjenë dhe njihej për analizat dhe komentet e tij mbi zhvillimet politike dhe shoqërore.
Ndarja e tij nga jeta ka ngjallur reagime dhe mesazhe ngushëllimi nga personalitete të jetës publike, kolegë dhe qytetarë.