Tetovë, nesër organizohet super festë për fëmijët me rastin e Kurban Bajramit
Shoqata “Uniteti Islam – Tetovë” ka njoftuar organizimin e një mbrëmjeje festive me rastin e Kurban Bajramit, e cila do të mbahet në Sheshin Iliria në Tetovë.
Sipas njoftimit, aktiviteti do të nisë në ora 18:00 dhe do të jetë i dedikuar për fëmijët dhe familjet, me atmosferë festive, argëtim dhe surpriza të shumta.
Organizatorët kanë bërë të ditur se për fëmijët do të shpërndahen 5000 dhurata falas, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe maskota dhe aktivitete të ndryshme argëtuese.
Nga “Uniteti Islam – Tetovë” theksojnë se dhurata do të marrin vetëm fëmijët deri në moshën 12-vjeçare që do të jenë prezent në eveniment, ndërsa fëmijët duhet të shoqërohen nga prindërit e tyre.
Mbrëmja festive do të përmbyllet me fishekzjarre në ora 21:30.