Kryetari i Komunës së Çair, Izet Mexhiti, ka njoftuar për inaugurimin e pishinës sportive në Çair, projekt i realizuar me investim prej 1 milion eurosh.
Sipas Mexhitit, pishina ka qenë prej kohësh një nga kërkesat kryesore të qytetarëve dhe tashmë është vënë në funksion. Ai theksoi se bëhet fjalë për një nga projektet që janë premtuar gjatë mandatit dhe që po realizohen gradualisht.
“Pishina sportive, me investim prej 1 milion eurosh, sot hap dyert. Një projekt i madh që për shumë kohë ka qenë nevojë dhe kërkesë e qytetarëve, e që sot bëhet realitet”, ka shkruar Mexhiti.
Ai shtoi se komunës po i realizohen projektet e premtuara, duke vlerësuar se puna dhe përkushtimi po japin rezultate në terren.