Arrestohet një person në Strumicë, iu gjetën kokainë, armë dhe pajisje policore në veturë
Mbrëmë (24.05.2026) në ora 02:00 në Strumicë, zyrtarë policorë nga SPB Strumicë e kanë privuar nga liria N.Xh. nga fshati Dvorishtë i Berovës.
Në afërsi të një objekti hotelierik në Strumicë, policia ka kryer kontroll ndaj personit dhe veturës së tipit “Volkswagen Golf” me targa të Berovës, në të cilën ai ndodhej.
Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur një substancë e bardhë pluhur, për të cilën ai në bisedë zyrtare ka deklaruar se është kokainë.
Ndërsa gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh janë gjetur armë, municion dhe pjesë të tjera të pajisjeve policore, për të cilat ekziston dyshimi se i posedonte në mënyrë të paautorizuar.
Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës dhe për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.