Rusia goditi kompleksin ku banon në Kiev, flet ambasadori Ernal Filo
Sulmet ruse në Ukrainë kanë goditur kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo.
Jeta e tij është vënë në rrezik serioz, diçka e papranueshme.
Vetë ambasadori Ernal Filo tha se sulmi nisi në orën 22:00.
“Sulmi nisi në orën 22:00 dhe zgjati deri në orën 07.00 të mëngjesit. Sulmet ishin intensive dhe u godit kompleksi ku unë banoj. Gjatë sulmeve u strehuam në bodrumet e sigurta, ku qëndruam deri në mëngjes. Kompleksi ku unë jetoj është shumë pranë ambasadës. Ka pësuar dëme shumë të mëdha nga sulmet. Pashë vdekjen me sy!”, tha Filo