Protesta e studentëve shqiptarë, Mickoski lutet për durim: Shumë shpejtë do të dalim me propozim zgjidhje
Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar sot paralajmërimin e studentëve shqiptarë për protestën e dytë më 18 maj, lidhur me kërkesën për mbrojtjen dhe dhënien e provimeve shtetërore në gjuhën shqipe.
Ai deklaroi se Qeveria po punon për një zgjidhje konkrete dhe se shumë shpejt pritet të prezantohet një propozim në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe standardet ndërkombëtare.
“Është çështje për të cilën ne si qeveri punojmë. Jam i bindur që shumë shpejt do të dalim me propozim zgjidhje. Jam i bindur që ai propozim do të jetë sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, dhe sipas standardeve ndërkombëtare, kështu që unë i lus të gjithë ata që janë pjesë e këtij procesi që të jenë të durueshëm”, deklaroi Mickoski.