Bekim Sali: VLEN po ndërtohet si projekt afatgjatë, jo vetëm për zgjedhje
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, tha se VLEN nuk po ndërtohet si projekt i përkohshëm për një cikël zgjedhor, por si organizim politik afatgjatë që synon të rikthejë besimin e qytetarëve në politikë.
Në paraqitjen e tij gjatë formalizimit të subjektit politik VLEN në Shkup, Sali tha se qytetarët presin një qasje ndryshe në politikë, më të organizuar dhe më pranë nevojave të tyre.
“VLEN-i nuk po ndërtohet për një palë zgjedhje, por për një kohë më të gjatë. Për ta kthyer besimin se politika mund të organizohet ndryshe, dhe sigurisht më mirë. Sot po fillon një etapë e re, më e bashkuar, më e organizuar dhe më afër qytetarit.”, deklaroi Bekim Sali, zëvendës kryeministër.
Sali theksoi se bashkimi politik i VLEN-it përfaqëson një model të ri organizimi politik tek shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, me fokus te bashkëpunimi, organizimi dhe afrimi me qytetarët./VOXAL/