Dështon zgjedhja e presidentit, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme
Pas kalimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme parlamentare.
Pas shpërndarjes së Kuvendit, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Zgjedhjet, zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditëve.