Nga zyra në park: Bilall Kasami merr kositësen dhe del në terren
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, këtë fundjavë ka zgjedhur një qasje ndryshe për angazhimin në terren, duke iu bashkuar drejtpërdrejt punëtorëve të ndërmarrjes publike komunale në mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra.
I veshur me tuta Kasami ka kapur mprerësen e barit dhe ka marrë pjesë në punimet për rregullimin e parkut pranë Xhamia e Pashës në Tetovë.
Në një postim në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se së bashku me drejtorin dhe punëtorët e NPK-së kanë punuar për mirëmbajtjen e parkut, duke e përshkruar angazhimin si një të diel pune.
“Së bashku me drejtorin dhe punëtorët e NPK-së, punuam për mirëmbajtjen e parkut te Xhamia e Pashës! E diela me punë”, ka shkruar Kasami.