Hezbollahu kundër zgjatjes së armëpushimit: I pakuptimtë përballë sulmeve izraelite
Lëvizja Hezbollah në Liban ka reaguar ashpër ndaj zgjatjes së armëpushimit me Izraelin, duke e cilësuar atë si të pavlerë për shkak të, sipas saj, sulmeve të vazhdueshme izraelite në jug të vendit.
Deputeti i Hezbollahut, Ali Fayyad, deklaroi se armëpushimi “nuk ka kuptim” për sa kohë që Izraeli vazhdon operacionet ushtarake, duke përfshirë sulme ajrore, të shtëna dhe shkatërrim të zonave në Libanin jugor. Sipas tij, çdo veprim i tillë i jep të drejtë grupit të reagojë. Përplasjet mes Hezbollah dhe Izraeli u përshkallëzuan më 2 mars, ndërsa armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA hyri në fuqi më 16 prill, duke sjellë një ulje relative të dhunës, por jo ndalimin e plotë të saj.