Detaje tronditëse: pas dhunës në familje, zbulohet vrasja e trefishtë në Podgoricë
Tre persona janë vrarë në Podgoricë, ka njoftuar Policia e Malit të Zi. Në mesin e të vrarëve, dyshohet se dy vëllezër me mbiemrin Hot nga Rozhaja, sipas shkrimit nga “Vijesti”.
Policia po ashtu ka bërë të ditur se është në kërkim të një personi me emrin Vehid Muriq, po ashtu nga Rozhaja. Dyshimet janë se ai ka kryer vrasjen e trefishtë.
Rasti besohet të ketë ndodhur gjatë natës në një apartament të marrë me qira.
Sipas shkrimit, i dyshuari ka vrarë tre miq me të cilët po punonte në ndërtim.
“Dyshohet se aktit i parapriu mosmarrëveshja mes të privuarve nga jeta dhe të dyshuarit. Të gjithë janë me prejardhje nga Rozhaja”, është thënë njoftimin e Policisë.
Dyshimet janë se vepra është kryer me armë të ftohtë.
Siç raportohet, i dyshuari pas krimit ka shkuar në qytetin e lindjes dhe ka kryer dhunë edhe ndaj familjes. Ky rast u raportua nga familja në polici, e më pas u zbulua krimi në Podgoricë.