Kasami pas takimit me Mickoskin: Reformat në arsimin e lartë do të reflektojnë kërkesat dhe pritshmëritë e universiteteve shqipe
Bilall Kasami dhe liderët e tjerë të VLEN-it, sot kanë realizuar takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, me të cilin janë dakorduar për reformat në arsimin e lartë.
Kasami pas takimit ka njoftuar se versioni final i pakos së ligjeve reflekton kërkesat dhe pritshmëritë e universiteteve në gjuhën shqipe dhe stafit akademik.
“Sot, në takim me kryeministrin, arritëm konsensus të plotë për reformat në arsimin e lartë. Versioni final i pakos së ligjeve reflekton kërkesat dhe pritshmëritë e universiteteve në gjuhën shqipe dhe stafit akademik”.
“Universitetet tona i vendosim në pozitë të barabartë dhe dinjitoze me të gjitha institucionet e tjera të arsimit të lartë në vend”, ka shkruar Kasami.
Ai gjithashtu thekson se këto reforma janë angazhim konkret për një të ardhme akademike konkurruese dhe të qëndrueshme.