(Video)Nga kërcënimet te reagimi: aeroporti i Ohrit në stërvitje për situata ekstreme
Në aeroportin e Ohrit u zhvillua stërvitja e gjerë e sigurisë “Siguren horizont 2026”, ku institucionet kompetente testuan gatishmërinë për përballimin e situatave të rrezikut të lartë.
https://youtu.be/4hwoseRrAII?si=9V8jiDa5GRTRu7Ho
Gjatë ushtrimit u simulua një skenar kompleks që përfshinte shpërthim dhe krizë pengjesh në terminal. Në operacion morën pjesë njësitë speciale, të cilat realizuan ndërhyrje të koordinuar, ndërsa paralelisht u krye evakuimi i qytetarëve dhe menaxhimi i situatës në terren.
Autoritetet theksuan se qëllimi i stërvitjes ishte testimi i reagimit të shpejtë dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional. Sipas tyre, mekanizmat e sigurisë funksionuan në mënyrë efikase dhe treguan gatishmëri të lartë për përballimin e krizave të mundshme në infrastrukturat kritike.
FOTO


