Mickoski pret politika pro-evropiane nga Magjari, për Gruevskin: ekstradimi është kërkuar që në vitin 2018
Kryeministri i Hristijan Mickoski komentoi sot fitoren e Péter Magyar në Hungaria, duke theksuar se pret që ai të udhëheqë politika pro-evropiane dhe pro-integruese.
Duke folur për zhvillimet politike në Hungari, Mickoski u shpreh se pret mbështetje për anëtarësimin në Bashkimi Evropian të vendeve të rajonit, përfshirë edhe Maqedoninë.
Sa i përket çështjes së ish-kryeministrit Nikola Gruevski, i cili ndodhet në Hungari, Mickoski tha se vendimi për ekstradimin është në dorë të autoriteteve hungareze.
“Fillimisht dua ta uroj Péter Magjarin. Ne kemi pasur bashkëpunim të afërt me Orbánin, por qytetarët qartë ia dhanë mbështetjen Magjarit. Pres që të udhëheqë politika pro-evropiane, pro-integruese dhe pres mbështetje për anëtarësimin në BE të rajonit, përfshirë edhe Maqedoninë.
Sa i përket politikave specifike që lidhen me ish-kryeministrin Gruevski, ato janë vendim i qeverisë hungareze. Sipas informacioneve që kam, ekstradimi është kërkuar që në vitin 2018, ndërsa është refuzuar në vitin 2019 dhe për komente shtesë duhet të drejtoheni në Ministrinë e Drejtësisë. Unë nuk jam ministër i Drejtësisë, unë jam kryeministër”, tha Mickoski.