VIDEO/Sulm me armë në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona! Vetëvritet autori
Një sulm me armë zjarri u regjistrua këtë të marte në një shkollë të mesme në Siverek të Turqisë. 16 persona përfshirë nxënës u plagosën në sulm. Guvernatori i Sanlıurfas, Hasan Sıldak, njoftoi se sulmuesi i kishte marrë jetën vetes.
Incidenti ndodhi në mëngjes në Shkollën e Mesme Profesionale dhe Teknike Anadollie Ahmet Koyuncu. Një person ende i paidentifikuar hyri në shkollë me një pushkë gjahu dhe hapi zjarr. Pas raportimeve nga kalimtarët, ekipet e policisë dhe mjekësore u dërguan në vendngjarje.
“Kemi 16 të plagosur. Sulmuesi është një ish-nxënës i shkollës sonë, i lindur në vitin 2007. Sulmuesi kreu vetëvrasje. Ne evakuuam shkollën. Incidenti po hetohet nga të gjitha këndvështrimet”, tha guvernatori.
Ndërkohë, u mësua se disa nga nxënësit e plagosur u hodhën nga dritaret për t’i shpëtuar sulmit të armatosur, dhe forcat e sigurisë deklaruan se shumica e nxënësve në shkollë ishin evakuuar. Nxënësit e plagosur u dërguan në spitale pasi morën ndihmën e parë në vendngjarje.
🔴 Lisede Silahlı Saldırı
Şanlıurfa’nın Siverek ilçesindeki bir lisede silahlı saldırı meydana geldi. Olayda yaralılar olduğu öğrenildi.
Saldırganın bazı öğrencileri rehin aldığı belirtilirken, öğrencilerin büyük bölümü tahliye edildi. Müdahale sürüyor. pic.twitter.com/kINKpfzehx
— Emrullah Erdinc (@emrullaherdinc) April 14, 2026