Nisin negociatat SHBA – Iran
Bisedimet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, që synojnë t’i japin fund konfliktit në Lindjen e Mesme, kanë filluar në Islamabad, Pakistan.
Lajmin e ka konfirmuar kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, i cili ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesit e të dy delegacioneve pjesëmarrëse.
Ndërkohë, Sky News ka bërë të ditur se takimi mes përfaqësuesve të dy vendeve tashmë ka nisur.
“Sapo kanë filluar negociatat në Islamabad, kryeministri është takuar me J.D. Vance”, zëvendëspresidentin amerikan që udhëheq delegacionin e SHBA-së”, thuhet në njoftimin zyrtar nga zyra e Sharifit.
Para nisjes së bisedimeve, Sharif është takuar gjithashtu edhe me delegacionin iranian.