“Safe City” ka regjistruarve 26 mijë shkelje në mars, më së shumti shpejtësi e tepruar
Gjatë muajit mars janë konstatuar 26.241 kundërvajtje në komunikacion përmes sistemit “Qyteti i sigurt”, ndërsa numri i kundërvajtjeve për kalim në të kuqe është ulur për 68.2% krahasuar me shkurtin.
Në periudhën nga 01.03.2026 deri më 31.03.2026, nga sistemi “Qyteti i sigurt”, në zonat e qyteteve dhe korridoreve ku janë vendosur kamerat, janë regjistruar gjithsej 26.241 kundërvajtje.
Nga numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve të regjistruara për kalim në sinjal të mbyllur (dritë e kuqe), janë konstatuar 70 kundërvajtje, që paraqet ulje prej 68.2% në krahasim me muajin shkurt. Numri më i madh i kundërvajtjeve është për drejtim të automjetit me shpejtësi më të madhe se e lejuara – 25.230, ndërsa gjatë muajit mars janë regjistruar edhe 941 kundërvajtje për drejtim të automjetit me afat të skaduar të lejes së qarkullimit.
Po ashtu, janë shqiptuar gjithsej 544 masa ndalimi për drejtim të automjetit, numër që shënon ulje prej 16.7% krahasuar me muajin e kaluar. Prej tyre, 70 janë për kalim në të kuqe, ndërsa 474 për tejkalim të shpejtësisë, prej të cilave 362 për shpejtësi më të madhe se 80 km/h në vendbanim, 70 për shpejtësi më të madhe se 10 km/h mbi kufizimin e posaçëm të automjetit dhe 42 për shpejtësi më të madhe se 170 km/h në zonë të pabanuar.
Apelohet te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta dhe më të mbrojtura.