Tërmeti me magnitudë 7.4 godet Indonezinë
Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të Rihterit goditi Detin Molucca pranë ishullit Ternate të Indonezisë të enjten në mëngjes, duke vrarë të paktën një person.
Tërmeti, i cili goditi në orën 06:48 sipas kohës lokale (22:48 GMT) në një thellësi prej 35 km, shkaktoi paralajmërime për cunami të cilat që atëherë janë tërhequr.
Një grua 70-vjeçare në Sulawesi-n Verior vdiq pasi u shtyp nga rrënojat e një ndërtese, dhe një person tjetër theu këmbën pasi u hodh nga një ndërtesë, raportoi agjencia kombëtare e lajmeve e Indonezisë Antara, shkruan BBC.
Ndërsa rajoni përjeton nivele të larta të aktivitetit sizmik, disa banorë i thanë BBC-së se ky ishte një nga tërmetet më të forta që kanë ndjerë të paktën në gjashtë vitet e fundit.
Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor me seli në Hawaii fillimisht paralajmëroi se valët e cunamit më pak se 0.3 metra (1 ft) “ishin të mundshme” përgjatë brigjeve të Guamit, Japonisë, Malajzisë, Papua Guinesë së Re, Filipineve dhe Tajvanit. Alarmi për cunami u hoq pas dy orësh.