Një hap larg ëndrrës: Kosova luan sonte ndeshjen e jetës në Prishtinë
Kosova dhe Turqia do të përballen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, në finalen e “play-offit” për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Kombëtarja e Kosovës vjen me moral të lartë pas fitores dramatike ndaj Sllovakisë, duke dëshmuar formë të mirë dhe karakter të fortë në ndeshje vendimtare. Për më tepër, skuadra e drejtuar nga Franco Foda ka qenë shumë e fortë në shtëpi, çka rrit optimizmin për një rezultat pozitiv.
Në anën tjetër, Turqia paraqitet me një ekip cilësor dhe me përvojë ndërkombëtare, me shumë lojtarë që aktivizohen në ligat elitare evropiane.