Aksident i rëndë në rrugën Tetovë–Jazhincë, raportohet për të lënduar
Para pak minutave është shënuar një aksident i rëndë trafiku në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë, ku një veturë është rrokullisur, dyshohet si pasojë e shpejtësisë së papërshtatshme.
Sipas informacioneve nga terreni, në vendngjarje ka intervenuar menjëherë ndihma e shpejtë, e cila ka transportuar të lënduarit në spital për trajtim mjekësor. Bëhet e ditur se personat e përfshirë në aksident janë nga fshati Jazhincë.
Njëri nga të lënduarit ka pësuar lëndime më të rënda, ndërsa tjetri raportohet me lëndime më të lehta.