Çmimi i arit ka rënë shumë!
Tregjet e metaleve të çmuara po përballen me një rënie të fortë, ku ari dhe argjendi kanë humbur ndjeshëm nga vlera e tyre.
Sipas të dhënave të fundit, çmimi i arit ka rënë me rreth 6 për qind brenda një dite, duke arritur në afërsisht 4.215 dollarë për onsë (31.1 gram). Kjo paraqet një rënie të madhe krahasuar me kulmin e fundit, kur ari tregtohej mes 5.300 dhe 5.400 dollarëve për onsë.
Edhe më e rëndë është situata me argjendin. Ky metal ka pësuar rënie prej rreth 45 deri në 50 për qind nga niveli më i lartë, ndërsa vetëm gjatë një jave ka humbur mes 14 dhe 20 për qind të vlerës.
Njohësit e tregjeve financiare vlerësojnë se kjo rënie lidhet me zhvillimet në ekonominë botërore, lëvizjet e kapitalit dhe zhvendosjen e investitorëve drejt formave të tjera të investimit.
Mbetet të shihet nëse kjo rënie do të jetë e përkohshme apo do të shndërrohet në një prirje më afatgjatë në tregjet e metaleve të çmuara.VOXAL