Durmishi: Ulet TVSH-ja për derivate në 10% për të frenuar rritjen e çmimeve
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, njoftoi se Qeveria ka miratuar masa konkrete për të mbrojtur standardin e qytetarëve dhe për të frenuar rritjen e çmimeve të derivateve të naftës.
Sipas tij, në mbledhjen e fundit qeveritare është marrë vendim për uljen e TVSH-së nga 18 në 10 për qind për derivatet e naftës, si përgjigje ndaj luhatjeve të tregjeve ndërkombëtare dhe presionit mbi buxhetin familjar. Ai theksoi se kjo masë synon të zbusë ndikimin e çmimeve globale dhe të parandalojë rritje të mëtejshme në tregun vendor.
Durmishi shtoi se institucionet do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër zhvillimet ekonomike dhe të ndërhyjnë në kohë me masa të reja, në funksion të mbrojtjes së qytetarëve dhe stabilitetit ekonomik.