Ekskluzive: Qeveria nesër ul akcizat dhe TVSH-në për derivatet e naftës
Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të sjellë masa të përkohshme për mbrojtjen e qytetarëve nga rritja enorme e çmimit të naftës, si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.
Siç mëson VOXAL, nesër në një seancë të jashtëzakonshme do të propozohet ulja e akcizave dhe TVSH-së.
Vendimi vjen si pasojë e rritjes së çmimit të naftës në bursat botërore dhe pritjet që ky trend të vazhdojë edhe në javët e ardhshme. Me këto masa të përkohshme, qytetarët do të mbrohen nga çmime të papërballueshme të derivateve të naftës dhe pritet stabilizim i çmimeve në shitjen me pakicë.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi paralajmëroi para disa javësh se po e përcjellin me kujdes situatën në bursat botërore dhe do të intervenohet për të mbrojtur qytetarët. /VOXAL/