Kasami për heqjen e masave ndaj Kosovës: Mirënjohje për punën e Qeverisë Kurti, shpresoj një ditë të bashkohemi në familjen evropiane
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka reaguar pasi Komisioni Evropian solli vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës.
Kasami në një postim në Facebook përshëndet vendimin e KE-së, si dhe shpreh mirënhohje për angazhimin e Qeverisë së Albin Kurtit.
“E përshëndes vendimin e Komisionit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës. Vendim i drejtë dhe shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës, por edhe mirënjohje për punën dhe angazhimin e Qeverisë Kurti në procesin eurointegrues”.
“Shpresoj që shumë shpejt Kosova ta formalizojë statusin kandidat dhe të bashkohemi një ditë në familjen e madhe europiane”, ka shkruar Kasami.