Mbyllet përkohësisht hapësira ajrore në Emiratet e Bashkuara Arabe, Irani nis sulme të reja ndaj vendeve të Gjirit
Emiratet e Bashkuara Arabe mbyllën sot hapësirën e tyre ajrore, pasi ushtria njoftoi se po “i përgjigjej kërcënimeve me raketa dhe dronë nga Irani”, sipas AP.
Mbyllja ishte e përkohshme dhe u hoq shpejt, ndërsa pak më vonë u dëgjuan shpërthime, ndërsa forcat ajrore ndërhynin për të neutralizuar sulmet në hyrje.
Vendimi i menjëhershëm për mbylljen e hapësirës ajrore nxori në pah sfidën e autoriteteve për të balancuar sigurinë me funksionimin normal të linjave ajrore ndërkontinentale si “Emirates” dhe “Etihad”, në një kohë kur sulmet iraniane vazhdojnë të kërcënojnë rajon
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite bëri të ditur se kishte kapur dhjetëra dronë mbi provincën lindore, një zonë kyçe për infrastrukturën e naftës.
Në Katar, shpërthime u dëgjuan mbi kryeqytetin Doha në orët e para të mëngjesit, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore ndërhynin për të ndalur sulmet. Autoritetet thanë më vonë se një sulm me raketë ndaj qytetit ishte zmbrapsur me sukses, megjithëse një predhë e rrëzuar shkaktoi zjarr në një zonë industriale.