Dizeli rritet edhe 6,5 denarë të tjera, shkon në 92 denarë
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur çmimet e reja maksimale të karburanteve në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të hyjnë në fuqi nga ora 00:01 pas mesnatës më 17 mars 2026.
Sipas vendimit të publikuar pas mbledhjes së mbajtur më 16 mars, çmimet më të larta me pakicë do të jenë:
EUROSUPER BS-95 – 86,50 denarë për litër
EUROSUPER BS-98 – 88,50 denarë për litër
EURODIESEL BS (D-E V) – 92,00 denarë për litër
Vaj për ngrohje ekstra i lehtë (EL-1) – 89,50 denarë për litër
Mazut M-1 NS – 47,453 denarë për kilogram
Nga Komisioni Rregullator bëjnë të ditur se këto janë çmime maksimale, ndërsa tregtarët e derivateve të naftës mund t’i shesin karburantet edhe me çmime më të ulëta.
Në çmimet e përcaktuara janë të përfshira edhe TVSH-ja, akcizat, shpenzimet e transportit, marzha tregtare, si dhe kompensimet për rezervat e detyrueshme të naftës dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Vendimi do të publikohet në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe do të zbatohet në të gjitha pikat e karburantit në vend duke filluar nga mesnata.VOXAL