Rritja e çmimeve në rajon: Kosova 6%, Shqipëria dhe Serbia ndër më të ulëtat
Sipas të dhënave të fundit për inflacionin në Ballkan për muajin shkurt 2026, Kosova renditet me normën më të lartë të inflacionit në rajon, me 6%. Pas saj vjen Kroacia me 3.8%, ndërsa Bosnjë dhe Hercegovina shënon 3.6%.
Në mes të listës renditet Bullgaria me 3.3%, ndërsa Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Slloveniakanë të njëjtën normë inflacioni prej 2.9%.
Ndërkohë, norma më e ulët e inflacionit në rajon është regjistruar në Serbi me 2.4%, e ndjekur nga Shqipëria me 2.5% dhe Greqia me 2.7%.

Këto të dhëna tregojnë dallime të dukshme në ritmin e rritjes së çmimeve mes vendeve të Ballkanit, ku disa ekonomi përballen me presion më të madh të inflacionit krahasuar me të tjerat./VOXAL/