Rekord i ri: Nafta në Shqipëri kalon 2 euro për litër!
Çmimi i naftës në Shqipëri ka shënuar një rekord të ri, duke arritur në 202 lekë për litër, që për herë të parë e kalon pragun simbolik prej 2 eurove, raporton VOXAL.
Këtë e konfirmojnë fotot e dërguara në adresë të rekadsisë që tregojnë situatën momentale.
Rritja e fundit e çmimeve pritet të reflektohet drejtpërdrejt në koston e transportit, por edhe në çmimet e shumë produkteve dhe shërbimeve të tjera, pasi karburanti mbetet një nga faktorët kryesorë që ndikon në zinxhirin e furnizimit.
Ekspertët e tregut të energjisë paralajmërojnë se nëse luhatjet në tregjet ndërkombëtare të naftës vazhdojnë, çmimet mund të rriten edhe më tej në ditët në vijim.VOXAL