Shtetasit e Maqedonisë në Bahrejn pritet të kthehen të mërkurën, përmes një fluturimi të posaçëm
Ambasada e Maqedonisë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) publikoi njoftim përmes të cilit informon shtetasit e Maqedonisë në Bahrejn se të mërkurën do të niset një autobus nga Bahrejni drejt Riadit, nga ku ata do të kthehen në vend me një fluturim special.
“Ju informojmë se të mërkurën, më 11 mars në orën 06:00 të mëngjesit, do të niset një autobus i kompanisë Flynas nga Bahreini (Manama) drejt Riadit – Aeroporti Ndërkombëtar King Khaled, prej nga me një fluturim special të organizuar nga Qeveria e Maqedonisë do të ktheheni në vendin tonë. Vendndodhja e nisjes nga Manama/Bahrein – pika e grumbullimit për nisjen e autobusit, thuhet në njoftimin e Ambasadës në Facebook.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dje informoi se është në zhvillim një proces i koordinuar për evakuimin e shtetasve të Maqedonisë nga disa vende të Lindjes së Mesme, i cili, sipas tij, pritet të përfundojë deri në fund të kësaj jave.