Nafta “fluturon” në Shqipëri: deri 1.95 € për litër – sa kushton në RMV dhe Kosovë(GRAFIKË)
Çmimet e naftës në rajon po rriten dhe dallimet mes vendeve janë të mëdha. Sipas çmimeve që raportohen nga pikat e karburantit dhe mediat, Shqipëria aktualisht ka naftën më të shtrenjtë në rajon, analizon VOXAL.
Në disa pompa në Shqipëri, një litër naftë ka arritur deri në 1.95 € për litër (120 ден).
Në Kosovë, çmimi i naftës ka shkuar deri në 1.50 € për litër (92 ден), ndërsa në Maqedoninë e Veriut mbetet dukshëm më i ulët – rreth 1.17 € për litër (72 ден).

Krahasimi tregon një diferencë të madhe: nafta në Shqipëri mund të jetë gati 70% më e shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Kosova qëndron mes dy tregjeve.
Çmimet ndryshojnë nga dita në ditë dhe nga një pompë në tjetrën, por të dhënat e fundit tregojnë qartë se karburanti në rajon nuk kushton njësoj për qytetarët.VOXAL