Fillon nesër, por evakuimi i shtetasve të RMV-së nga Lindja e Mesme, pritet të përfundojë javën tjetër
Evakuimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nga Lindja e Mesme do të fillojë të dielën dhe do të kryhet me fluturime çarter komerciale, pasi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të ketë lidhur një marrëveshje me një linjë ajrore pas një procedure të zhvilluar në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik.
Sipas dinamikës së planifikuar, pritet që të gjithë shtetasit e RMV-së, që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për evakuim të kthehen më së voni deri në mesin e javës së ardhshme.
Procesi, siç u tha, po koordinohet përmes misioneve diplomatike dhe konsullore në rajon, dhe detajet teknike dhe organizative të fluturimeve duhet të përcaktohen më tej me operatorin ekonomik, pas së cilës qytetarët do të informohen në kohën e duhur.
Ndërkohë, kanalet diplomatike po mbledhin aplikimet dhe po hartëzojnë numrin e palëve të interesuara.
Deri më sot, Ambasada në Doha ka kontaktuar 150 qytetarë maqedonas, nga të cilët 95 kanë shprehur gatishmërinë e tyre për evakuim.
Ambasada në Abu Dhabi ka kontaktuar 585 persona që banojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe 36 persona nga Kuvajti, 15 nga Bahreini dhe 5 nga Mbretëria e Arabisë Saudite.