SHBA-ja fundos një luftanije të Iranit, të paktën 100 të vdekur
SHBA-ja ka goditur një luftanije iraniane në brigjet e Sri Lankës. Lajmin e konfirmoi Sekretari amerikan i luftës, Pete Hegseth.
Autoritetet e Sri Lankës thanë se kanë shpëtuar rreth 30 persona deri tani, ndërsa më shumë se 100 pjesëtarë të ekuipazhit besohet të jenë të vdekur.
Hegseth tha se luftanija iraniane është goditur me torpedo nga një nëndetëse amerikane, sulmi i parë i tillë që pas Luftës së Dytë Botërore.