Kuvendi vendos sot për zv/ministrat e Mbrojtjes dhe Arsimit, Shabani dhe Sulejmani kandidatë
Kuvendi sot në seancën e 90-të duhet të vendosë për zgjedhjen e zëvendësministrave të rinj të Mbrojtjes dhe të Arsimit dhe Shkencës.
Për zëvendësministër të Mbrojtjes është propozuar Admir Shabani, ndërsa zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës Driton Sulejmani.
Admir Shabani është ish-zëdhënës i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërsa për Driton Sulejmani ish-këshilltar në Komunën e Kumanovës dhe zëdhënës i VLEN-it.