Si e mbron shqipen BDI-ja: Në Likovë me 100% shqiptarë, “ŠKOLO” shkruhet serbisht!
Lexuesit e VOXAL kanë denoncuar një skandal të rëndë në Komunën e Likovës, ku shenjëzimi në rrugë shkruhet në gjuhën serbe.
Bëhet fjalë për shkrimin në rrugën përpara një shkolle fillore në fshatin Likovë, ku në vend se të shkruhet në gjuhën shqipe, është përdorur gjuha serbe.
Komuna udhëhiqet nga BDI-ja, ndërsa fshati Likovë është 100% i banuar me shqiptarë. /VOXAL/
