Hapet tender për blerjen e 150 autobusëve! Afati për aplikim është deri më 30 mars
Ministria e Transportit sot ka publikuar thirrje publike për blerjen e 150 autobusëve elektrikë dhe ekologjikë dhe 75 stacione karikimi.
Sipas planit të blerjes, 100 autobusë janë të destinuar për Qytetin e Shkupit, ndërsa 50 të tjerët për komunat e tjera.
Ofertuesi më i favorshëm ka detyrimin të prodhojë dhe dorëzojë 30 autobusë brenda 6 muajve, 60 autobusë brenda 12 muajve dhe 60 autobusë brenda 18 muajve.
Afati për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm është deri më 30 mars 2026. Thirrja publike është publikuar në shërbimin elektronik të Prokurime Publike.