McDonald’si gjerman “fsheh” ushqimin nga reklamat për të respektuar myslimanët
McDonald’s i Gjermanisë ka nisur një fushatë të veçantë digjitale gjatë muajit të Ramazanit, ku në billboardet elektronike shfaqen paketime bosh të produkteve të saj gjatë orëve të agjërimit.
Gjatë ditës, në ekranet digjitale shihen kuti patatesh të skuqura pa patate brenda dhe ambalazhe burgerësh pa ushqim. Në momentin kur perëndon dielli dhe përfundon agjërimi, produktet “mbushen” vizualisht në kohë reale, duke sinjalizuar iftarin.
View this post on Instagram
Fushata është realizuar nga agjencia gjermane Scholz & Friends dhe, sipas kompanisë, synon të tregojë respekt dhe ndjeshmëri kulturore ndaj konsumatorëve myslimanë gjatë muajit të shenjtë.
Në Gjermani jetojnë rreth 5.5 deri në 6 milionë myslimanë, që përbëjnë afërsisht 6% të popullsisë. Praktika e përshtatjes së reklamave sipas festave fetare apo periudhave të veçanta kulturore është e zakonshme në marketingun modern, veçanërisht për kompani globale.
Fushata nuk përfshin heqjen e produkteve nga shitja dhe as ndryshim të përhershëm të reklamimit, por bëhet fjalë për një koncept kreativ të kufizuar në kohë dhe në billboarde digjitale të përzgjedhura.VOXAL