Komuna e Tetovës zbukuron qytetin për muajin e Ramazanit
Komuna e Tetovës ka realizuar zbukurimin e hapësirave publike në nder të muajit të shenjtë të Ramazanit. Rrugët kryesore dhe sheshet e qytetit janë dekoruar me elemente simbolike dhe ndriçim festiv, duke krijuar një atmosferë të veçantë për besimtarët dhe qytetarët, njofton Tema.mk.
Nga Komuna theksojnë se ky aktivitet synon të përcjellë mesazhe paqeje, solidariteti dhe bashkimi, vlera që e karakterizojnë këtë muaj të bekuar. Qytetarët kanë mirëpritur iniciativën, duke vlerësuar se zbukurimi i qytetit kontribuon në frymën festive dhe shpirtërore gjatë Ramazanit./Tema.mk/
