Policia konfirmon, Artan Grubi arrestohet në Bllacë
Pasi herët në mëngjes televizioni Alsat raportoi se ish zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi është arrestuar në pikën kufitare “Bllacë”, erdhi konfirmimi edhe nga Ministria e Brendshme.
“Sot (23.02.2026) në ora 06:10, në Pikën Kufitare Bllacë, në hyrje të shtetit, është privuar nga liria Artan Grubi (48), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar për zhvillimin e hetimeve lidhur me veprën penale sipas nenit 354 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 dhe 1, në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal”, njofton MPB.VOXAL
