Zv/kryeministri Sali: Iftar i vëllazërisë me Komunën Arnautkoy të Stambollit
Komuna e Dollnenit ka shtruar iftar për kryetarin e Komunës së Arnavutkoyit në Stamboll. Të pranishëm ishin edhe Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ambasadori i Turqisë në vend dhe figura të tjera nga politika.
Zv/kryeministri Sali e quajti organizimin “iftar i vëllazërisë”.
“Iftari i vëllazërisë sonte na bashkoi në Komunën e Dollnenit, në bashkëpunim me Komunën e Arnavutköy në Stamboll.
Ramazani na bashkon, na mëson sakrificën duke na privuar nga ushqimi e pijet, që përmes durimit dhe përkushtimit të arrijmë kënaqësinë e Zotit.
Zoti na e pranoftë agjërimin, lutjet dhe veprat tona të mira”, publikoi Sali.