SHBA krah Maqedonisë në transformimin digjital
Siç informon Andonovski në rrjetet sociale, në takim shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në proceset e modernizimit të institucioneve dhe forcimin e sigurisë kibernetike.
“Dialogu ynë strategjik është bazë për bashkëpunim në kuptimin e përforcimit të potencialit ekonomik, tregtar dhe strategjik për bashkëpunim mes dy vendeve tona. Siguria kibernetike dhe digjitalizimi janë një nga themelet në këtë dialog. Vazhdojmë të ndërtojmë partneritete që sjellin rezultate konkrete për qytetarët dhe zhvillimin e shtetit”, shënoi Andonovski.