Kasami në Prishtinë/ Në festën e Pavarësisë, krah drejtuesve shtetërorë
Numri një i Lëvizjes BESA dhe një nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami ndan fotografi nga atmosfera e pritjes shtetërore të organizuar për festën e Pavarësisë së Kosovës.
Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, Kasami dhe liliderët e VLEN-it shihen krahë drejtuesve të shtetit të Kosovës.
“Kënaqësi e veçantë që, bashkë me liderët e tjerë të VLEN-it dhe shumë bashkëpunëtorë, të marr pjesë në pritjen shtetërore të organizuar për nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.Falënderoj presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për ftesën dhe pritjen e ngrohtë. Republika e Kosovës është storje suksesi për mbarë botën. Sakrifica e dhimbshme për liri dhe pavarësi u kthye në një shtet të fortë që po zhvillohet gjithnjë e më shumë, me perspektivë të qartë për integrim në BE dhe NATO”, ka shkruar kreu i Lëvizjes BESA dhe një nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami.